Rihanna ka ndarë momente të veçanta nga prapaskenat e realizimit të fushatës festive të markës së saj Fenty, duke sjellë për ndjekësit pamje të ëmbla në shoqërinë e fëmijëve të saj.
Këngëtarja dhe sipërmarrësja e njohur shfaqet duke kaluar kohë me të vegjlit në setin e fotografimit, ndërsa ata bëhen pjesë e atmosferës festive që karakterizon këtë fushatë.
Pamjet kanë tërhequr vëmendjen për shkak të momenteve spontane familjare, të cilat Rihanna i ka shoqëruar me mbishkrimin: “Me dhuratat e vërteta”.
Në video, fëmijët shihen të veshur me pizhame festive kuq e bardhë, të dekoruara me motive bore, ndërsa luajnë dhe argëtohen në një ambient të zbukuruar me elemente të Krishtlindjeve.
Vëmendje të veçantë kanë marrë momentet e vogëlushëve gjatë xhirimeve. Djali i saj, Riot, imiton personazhin e Spider-Man, ndërsa vajza e vogël, Rocki, shfaqet duke luajtur me mikrofonin dhe duke bërë mimika para kamerës. Edhe djali tjetër, RZA, është pjesë e këtyre pamjeve familjare.
Rihanna i ka këta tre fëmijë me partnerin e saj, reperin A$AP Rocky. RZA është katër vjeç, Riot tre vjeç, ndërsa vajza e tyre, Rocki, është 14 muajshe.
Fushata festive e markës Savage X Fenty u publikua në tetor dhe prezanton veshje të njëjta festive për familjet. Videoja e publikuar më 24 nëntor u jep fansave një vështrim më të afërt në prapaskenat e realizimit të saj, duke e zhvendosur vëmendjen nga fotografitë profesionale te momentet spontane të familjes.
Me mbishkrimin “Behind the scenes with the actual gifts!!!” (Prapaskenat me dhuratat e vërteta), Rihanna ka treguar se për të, dhuratat më të çmuara janë pikërisht tre fëmijët e saj