Kristen Stewart kapet duke u puthur me të dashurën e re

Mediale Vip

Kristen Stewart kapet duke u puthur me të dashurën e re

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 11:08
Kristen Stewart

Kristen Stewart dhe ish-e dashura e Cara Delevingne, St Vincent shijuan një darkë romantike mbrëmjen e së dielës.

26-vjeçarja është fotografuar teksa shkëmbente puthje pasionante me 34-vjeçaren duke konfirmuar kështu romancën e tyre.

Image

 

Duket se dyshja ka vendosur të mos i fshihet botës, duke dalë hapur në publik. Të ulura përballë njëra-tjetrës, dyshja shijoi ushqimin dhe më u panë teksa shëtisnin rrugëve të Manhattan-it, të kapura dorë për dore.

Aktorja kishte zgjedhur të kombinonte një bluzë të zezë më pantallona te zeza të shkurtra dhe këmishë të bardhë. Të dyja ishin veshur me të zeza, ndërsa dukej se ishin kombinuar me njëra-tjetrën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat