Qëndresa Gashi lanson këngën e parë, “Bota jote”

Mediale Vip

Qëndresa Gashi lanson këngën e parë, “Bota jote”

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 21:51
Qëndresa Gashi

Qëndresa Gashi, këngëtarja shqiptare nga Norvegjia, e cila në skenë njihet me nofkën Chendi (Shendi),  sapo ka lansuar këngën e saj të parë me të cilën po arrin të grumbullojë çdo ditë e më tepër klikime në Youtube. Kënga quhet “Bota jote”, realizuar nga Big Bang, ndërsa klipin është punuar nga XL Films. Për shumë detaje të tjetra të cilat nuk i dimë për këngëtaren e re me shumë talent, do t’i mësoni më poshtë gjatë intervistës së dhënë për gazetën Bota Sot.

Keni filluar të realizoni ëndrrën tuaj me këngën e parë që keni sjellë, si po ndiheni?

Është një ndjenjë e mirë por sigurisht që është pak e vështirë e sidomos në fillimet e karrierës, po për këtë fillim po besoj që është duke shkuar mirë.

Qysh me këngën e parë keni marrë shumë klikime dhe  keni fituar shumë fansa, si e vlerësoni këtë?

E vlerësoj pozitivisht, ngaqë edhe kam shumë fansa të cilët kanë filluar edhe të më shkruajnë dhe të më përgëzojnë për këngën ngaqë ju ka pëlqyer, prandaj është  interesant për mua sepse më shkruajnë njerëz të cilët nuk i njoh dhe kjo më jep edhe më shumë kurajo për të punuar për të ardhmen.

Ju keni punuar këngën në Kosovë dhe së fundi erdhët ta promovonit pikërisht këtu,  cila ishte arsyeja?

Gjithmonë e kam dëgjuar muzikën shqipe dhe i kam përcjellë dhe dëgjuar këngëtarët shqiptarë, prandaj dhe vendosa të filloj karrierën në Kosovë dhe të bëhem pjesë e kësaj estrade të  bukur shqiptare. Gjithmonë më ka tërhequr muzika shqipe dhe kjo mënyrë ngaqë  dallon nga ajo norvegjeze dhe sepse atje nuk shprehin mjaftë interesim për muzikën, apo në përgjithësi për pjesën kulturore, thjeshtë nuk janë aq të dhënë pas këtyre gjërave.

Keni marrë pjesë në ndonjë koncert atje?

Unë jam në shkollën e muzikës në Norvegji dhe shkolla organizon koncerte, kështu që unë marrë pjesë rregullisht, unë jam e mësuar me skenën dhe e dua këtë punë.

Me çfarë merret Qëndresa, keni ndonjë pasion veç këngës, që dëshironi të zbuloni për publikun?

Më përpara merresha me sport, që tani nuk kam kohë ta ushtroj këtë sport rregullisht por bëjë fitnes, po ashtu merresha edhe me pikturë, tani merrem me piano, kitarë  por këngën e kam në radhë të parë.

A do të vazhdoni të merreni gjatë me muzikën apo do ta zëvendësoni me diçka tjetër?

Ndoshta që për një kohë të gjatë jam marrë vetëm me muzikë dhe jam lidhur shumë për të, prandaj edhe nuk e shoh veten diku tjetër. Pra, profesioni, hobi dhe dashuria ime do të mbetet muzika.

Kush është përkujdesur për veshjen tuaj në klip?

Për një pjesë të klipit është përkujdesur Mr.Rex, ndërsa për pjesën më të madhe jam përkujdesur vet.

Ju jeni edhe tekstshkruese, po tekstet e këngëve tuaja do t’i shkruani vet?

Në këtë fillim jo, por  më vonë patjetër që për, sigurisht që për këtë do të bashkëpunoj dhe me të tjerët por tekstet e mia do t’i kem në ndonjërën prej këngëve të mia pse jo.

Kush ju mbështetë, cili është menaxheri juaj?

Familja ime janë gjithmonë pranë meje, por menaxheri im i cili me qëndron çdo herë pas është babi im, të cilin e falënderoj pafundësisht për këtë, i cili shpesh mi duron  edhe teket e mia (haha).

Do të kthehesh në Kosovë për të jetuar?

Po, sepse Kosova më pëlqen shumë. Edhe pse jam e lindur atje unë nuk e dua atë vend,  njerëzit janë më të ftohtë,  e sidomos që nuk e pëlqejnë shumë muzikën e kështu që pas përfundimit të shkollës do të kthehem në Kosovë.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Unë nuk e di se si do të rrjedhë e ardhmja por do të punoj pa ndalë për të realizuar ëndrrën time, për të bërë këngë të mira, dhe te kem bashkëpunime me këngëtarë të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat