Adea Pulën e viziton në Austri ‘dashuria’: Ja kush është

Mediale Vip

Adea Pulën e viziton në Austri ‘dashuria’: Ja kush është

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 09:04
Adea Pula

Adea Pula, emri që e njohim shumica prej nesh falë karrierës në muzikë në fëmijëri e që më pas tërhoqi vëmendjen me linjat bombastike trupore, ka tash e një kohë që është zhvendosur në Austri.

Studimet janë arsyeja e kapitullit të ri në Vjenë ku Pula po vizitohet edhe nga personat e afërm.
Së fundmi, ka qenë ‘dashuria’ e saj ajo që e ka vizituar. Fjala është për familjarin e saj, Virtyt Pulën, ardhja e të cilit duket se e ka gëzuar shumë.

Kujtojmë se nga jeta private, pak muaj më parë është përfolur një ‘shkëndijë’ mes saj dhe Jon Gjebreas, djalit të Ardit Gjebreas falë edhe postimeve të njejta por më nuk u përfol asgjë nga kjo pjesë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat