Justin Bieber kërcënohet me arrestim

Mediale Vip

Justin Bieber kërcënohet me arrestim

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 14:16
Justin Bieber

Një gjykatë në Argjentinë ka paditur Justin Bieber, pasi ai dërgoi bodyguard-ët e tij të rrihnin një paparac e t’i merrnin aparatin e tij fotografik jashtë një klubi nate në Buenos Aires tre vite më parë.

Sekretarja e gjyqit Soledad Nieto konfirmoi vendimin për Associated Press këtë të enjte. Ajo tha se gjyqtari Alberto Banos nuk lëshoi një urdhër arrest dhe se këngëtari kanadez mund të apelojë vendimin e gjykatës.

Fotografi nga Argjentina, Diego Pesoa, pohon se u ndoq e u rrah në 9 nëntor të vitit 2013 nga bodyguard-ët e Bieber jashtë klubit INK ku ylli i muzikës pop festoi gjatë turit të tij në Amerikën Jugore.

Avokati i Pesoa, Matias Morla, festoi vendimin e gjykatës, duke thënë se ai veproi pa presionin e famës së Bieber, dhe “e trajtoi atë si të gjithë të tjerët”.

Ndërkohë, Justin  është i zemëruar pasi nuk guxon të hyjë në Argjentinë ku ka miliona adhurues. Avokatët e tij po planifikojnë të parashtrojnë ankesë. Derisa çështja të zgjidhet, Bieber nuk mund të rikthehet në vend sepse do të arrestohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat