Rrëfehen VIP-at , ja si do e festojnë ndërrimin e viteve

Mediale Vip

Rrëfehen VIP-at , ja si do e festojnë ndërrimin e viteve

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 10:44
Soni Malaj

Ku e kalojnë personazhet e njohura të ekranit natën e ndërrimit të viteve? Shumëkush mund të jetë kurioz për të mësuar më shumë rreth festave që organizojnë VIP-at, ndaj ka sjellë rrëfimet e Soni Malajt, Big Bastës, Rudina Xhungës dhe Amo Zaharias.

Media shqiptare ka sjellë rrëfimet e Soni Malajt, Big Bastës, Rudina Xhungës dhe Amo Zaharias.

“Edhe sikur të më ofronin 50 milionë do refuzoja çdo ftesë pune”, ka treguar Big Basta, ndërsa Soni Malaj na tregon se këtë vit përveç nënës dhe vogëlushes së saj do festojë edhe me të fejuarin Klevin.

Familja e aktorit Amos Zaharia do “transferohet” në Pallatin Mbretëror më 31 dhjetor, për të festuar me çiftin e sapo martuar Princ Leka Zogu dhe Elia Zaharia, ndërsa Rudina Xhunga, përpara se të shtrojë darkën për bashkëshortin dhe vajzën e saj Alana, do të vizitojë shtëpinë e fëmijës, për të çuar këtë vit një dhuratë speciale, librin e saj të parë me përralla.

Amos Zaharia

Për familjen e Amos Zaharias ky fundvit do të jetë ndryshe nga gjithë të tjerët. Aktori, i cili njihet si djali i artistes së mirënjohur Yllka Mujo dhe vëllai i Princeshës Elia Zaharia rrëfen se këtë vit do të festojnë në “Pallatin Mbretëror” së bashku me çiftin e sapomartuar Elia dhe Princ Leka. “Do të festoj me familjen, në shtëpinë e Elias dhe Lekës deri në orën 12. Pastaj unë dhe krevati im i dashur”, tregon Amos. Sipas tij, dalja me shoqërinë, siç është traditë në Tiranë, pas orës 12, nuk është në planet e këtij viti. “Kam dalë gjithmonë me shoqërinë, por këtë vit po mendoj që të jem me familjen. Do qëndroj pak pas orës 12 në shtëpinë e Elias dhe pastaj do shkoj në shtëpinë time”, rrëfen aktori.

Rudina Xhunga

Rudina Xhunga do ta kalojë në familje natën e ndërrimit të viteve, por, ky fundvit do të jetë tejet special për gazetaren. Veçse do të gëzojë me bashkëshortin dhe vogëlushen Alana, Rudina këto ditë do të publikojë edhe librin e saj të parë me përralla. Por atë ditë, surpriza të tjera do t’i japin kënaqësi gazetares. “Mezi po e pres 31 dhjetorin, pasi këto ditë dalin “Përrallat e Pitilushes” dhe ditën e Vitit të Ri, bashkë me Alanën do t’i çojmë te fëmijët e jetimores. Mandej në darkë, në shtëpi me gjelin e detit që erdhi nga Semani dhe bakllavanë që po vjen nga Erseka. Nuk kam shumë për të gatuar se në këtë ditë vijnë gatimet nga disa vende të Shqipërisë, ku bashkë me Alanën kemi qenë në verë, për emisione turizmi. Tani janë tetat e Korçës, Kolonjës, Lezhës, Vunoit, që na e bëjnë të bukur dhe të paharrueshme darkën e fundit të vitit”.

Soni Malaj

Si shumë artistë të tjerë, që nata e ndërrimit të viteve i gjen duke punuar, edhe Soni Malaj atë natë do të këndojë. Por, përpara se të nisë punën, këngëtarja rrëfen se do jetë për darkë me familjen, mamanë e saj, vajzën Anna dhe të fejuarin. “Do të qëndroj në shtëpi deri në orën 11 dhe, në fakt, Anna fle përpara asaj ore”, tregon Soni, ndërsa thekson se festa për vogëlushen e saj ka nisur prej ditësh. “Me Annën kemi festuar Krishtlindjen dhe ajo e ka pasur festë gjatë gjithë këtyre ditëve. Por edhe gjatë natës së ndërrimit të viteve do të jemi për darkë bashkë”, thotë këngëtarja. Më tej ajo shpjegon se me gjithë dëshirën, e ka të pamundur që të kujdeset për gatimet e natës së Vitit të Ri. “Për gatimet kujdeset mami, pasi unë duhet të përgatitem për mbrëmjen dhe e kam të pamundur”, pohon Soni. Këngëtarja shpjegon se natyrisht pjesë e festimeve do të jetë edhe partneri i saj Klevi. “Ne jemi të fejuar dhe sigurisht që ai do të jetë me mua gjatë gjithë kohës. Jemi të pandashëm (qesh). Do të jemi për darkë bashkë dhe pastaj do të vij me mua edhe në koncert”, përfundon Soni.

Big Basta

Ky është viti i parë që Big Basta dhe Vesa Luma festojnë fundvitin me djalin e tyre të parë Lian. Sigurisht, dy këngëtarët nuk mund të sakrifikonin për asgjë në botë kënaqësinë e të festuarit me djalin e tyre. “Nuk do ta humbisja për asgjë në botë”, thotë Big Basta, teksa tregon se ftesat për të kënduar në natën e ndërrimit të viteve i ka refuzuar për të qenë pranë familjes. “Edhe sikur të më ofronin 50 milionë do refuzoja”, ka rrëfyer reperi. Më tej Big Basta tregon se më 31 dhjetor do të festojë me Vesën, djalin dhe familjen e tij në Tiranë, sigurisht për të shijuar në maksimum kohën me vogëlushin që i bëri për herë të parë prindër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat