Aktori Michael Caine ‘ka frikë të vdesë’

Mediale Vip

Aktori Michael Caine ‘ka frikë të vdesë’

Më: 20 mars 2017 Në ora: 13:39
Aktori i njohur Michael Caine

Aktori i njohur Michael Caine gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore, përderisa ka pranuar se ‘i ka ditët e numëruara’.

Ylli i kinematografisë britaneze ka pranuar se do ‘të kishte vdekur kohë më parë’ sikur mos të ishte gruaja e tij Shakira, por tani ka theksuar se dëshiron të jetojë dhe të shikojë nipat dhe mbesat duke u rritur.

84-vjeçar ka ndaluar pothujase të gjitha ushqimet që përmbajnë kripë dhe sheqet, por ka frikë nga kancëri.

“Unë e di se i kam ditët e numëruara dhe ky është shqetësimi im kryesor. Kam ndaluar alkoholin dhe gjithmonë rri e hulumtoj se cila është gjëja më e mirë kundër kancerit”, ka thënë ai.

“Pa gruan unë do të isha i vdekur deri me tani, sepse para se të martohesha pija një litër votka në ditë dhe një paketë cigare”, ka shtuar ai.

Ai ka theksuar se do të donte shumë që të jetonte edhe më gjatë dhe të shikonte nipërit dhe mbesat duke u rritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat