Ariana Grande pas sulmit të mbrëmshëm anulon turneun

Mediale Vip

Ariana Grande pas sulmit të mbrëmshëm anulon turneun

Më: 23 maj 2017 Në ora: 14:29
Ariana Grande

Ariana Grande thuhet se ishte “në histeri” pas shpërthimit në koncertin e saj në Manchester, sulm që la të vdekur të paktën 22 persona dhe 59 të tjerë të lënduar.

Sipas burimeve të TMZ, këngëtarja e “Side to Side” ka pezulluar pjesën tjetër të turneut të saj evropian. Ajo ishte planifikuar të performojë të enjten dhe të premten në O2 Arena në Londër përpara se të vazhdonte në Belgjikë, Poloni, Gjermani, Zvicër dhe Francë.

23 vjeçarja Grande kishte përfunduar performancën e saj të hënën  kur zhurma me zë të lartë u dëgjuan rreth orës 10:30 sipas orës lokale.

“Jam e thyer, Më vjen keq, më vjen shumë keq, nuk kam fjalë,” shkroi Grande në orën 11 të mëngjesit.

“Sonte zemrat tona janë të thyera. Fjalët nuk mund ta shprehin dhimbjen që ndjejmë për viktimat dhe familjet e tyre”, ka thënë menaxheri i këngëtares Grande, Scooter Braun në një deklaratë për media.

“Ne mbajmë zi për jetën e fëmijëve dhe të tjerëve të marra nga ky akt frikacak. Ne jemi mirënjohës për shërbimin vetëmohues të atyre që  nxituan drejt rrezikut për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve”, ka vazhduar tutje ai.

Manchester Arena tha se “incidenti ndodhi jashtë në një hapësirë publike” dhe policia po e trajton shpërthimin si një incident terrorist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat