Që kur e ka lënë bendin One Direction, Zayn Malik është përfolur për raporte të këqija me anëtarët tjerë.
Malik kur foli për US Weekly për raportet e tij me djemtë që kur ishte larguar nga grupi, ai e pranoi që nuk kishte pritur të mbante kontakte me Harry-n, pasi që nuk kishte pasur raporte me të edhe më parë.
“Të jem i sinqertë, unë kurrë nuk kam folur me Harry-n as sa isha në bend”, tha Malik.
“Andaj, nuk kam pritur ndonjë raport me të pasi që u largova. Dhe nuk e kam pasur, të jem i sinqertë”, shtoi ai.