Heidi Klum dhe Vito Schnabel janë ndarë?

Mediale Vip

Heidi Klum dhe Vito Schnabel janë ndarë?

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 15:46
Heidi Klum dhe Vito Schnabel

Heidi Klum dhe Vito Schnabel janë “ndarë për një kohë” pas pak më shumë se tre vjet e gjysmë lidhje dashurie.

“Ata janë duke qëndruar pak kohë larg njëri-tjetrit. Gjërat kanë qenë të vështira kohët e fundit, ata jetojnë në brigje të kundërta. Dhe është fillimi i një viti shkollor dhe Heidi duhet të përqëndrohet te fëmijët”, ka thënë një burim për revistën People.

44 vjeçarja do të marrë pjesë në Emmys të dielën pa Schnabel pranë saj, ku shfaqja e saj “Project Runëay” është nominuar për programin më të mirë reality shoë.

Në muajin qershor, Schnabel është parë duke puthur një grua tjetër në Londër, por që më pas ai kishte thënë se ishte një “situatë e rastësishme”.

“Ato çfarë janë thënë është një keqinterpretim për të gjithë situatën. Nuk ka asgjë tjetër pos asaj që unë po i thoja “natën e mirë” një miku familjar”, ka thënë ai.

Në ndërkohë, çifti kishin nisur lidhjen dy vjet pasi Klum ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, këngëtari britanik Seal me të cilin ka edhe tre fëmijë, Henry (12), Johan (10) dhe vajzën Lou (7).

Modelja është poashtu nënë e vajzës Leni, 13 vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat