Kjo është një nga vellot luksoze që do të vesh në dasmë Edita e Valdrinit

Mediale Vip

Kjo është një nga vellot luksoze që do të vesh në dasmë Edita e Valdrinit

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 20:35
Valdrini dhe Edita

Kjo është java kur disenjatori i njohur Valdrin Sahiti dhe e fejuara e tij Edita do t’i japin fund beqarisë.

Çifti nuk kanë zbuluar datën, mirëpo ata veçse janë duke u bërë gati.

Valdrini dhe Edita kanë vendosur që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë me martesë në një ceremoni solemne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E natyrisht kur ke burrin disenjator, një gjë është e sigurt se Edita do të duket e mrekullueshme.

Ajo madje pak orë më parë në llogarinë e saj në Instagram ka postuar një fotografi ku shihet një vello tejet e bukur me ngjyrë të bardhë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat