Festat e Nëntorit, për të gjithë ngjallin emocion. Megjithatë, një emocion i tillë assesi nuk depërton pa ndonjë tingull e melodi patriotike të realizuar nga artistët shqiptarë.
Një e tillë, i shquar si një megahit për shqiptarët në mbarë botën, është dhe projekti i vitit 2012 i reperit më të njohur shqiptar, Unikkatil, që i dedikohej 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
”Kuq e Zi”, është kënga e realizuar nga Unikkatil, projekt ky që i dedikohej falmurit kombëtar, këngë e cila tash e sa vite ende mund të llogaritet si një hit për t’u dëgjuar në festat e nëntorit.
Me tu publikuar ”Kuq e Zi” mbi 5000 komente iu referuan këngës në vetën 30 minutat e para të lansimit, teksa pa u bërë 24 orë ajo mori primatin në top listën e YouTube për këngët më të komentuara në botë me rreth 30 mijë komente.