Selmani: Dashuria ndaj artit...

Mediale Vip

Selmani: Dashuria ndaj artit...

Nga: Kemajl Goca Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 12:21
Arjeta Selmani

 

Kosova ka një mal të artisteve dhe të artistëve, të cilët me punën që bëjnë në botën e artit, shumë herë mahnitin kudo që shkojnë dhe janë shembull për të mirë. Arjeta Selmani shquhet edhe me pikturim dhe njëherësh është edhe mësimdhënëse e artit figurativ. Fakti tjetër që e brengos bukuroshen e artit, pak ose aspak nuk përkrahen artistet në vendin tonë nga institucionet shtetërore.

“Bota sot”: Çfarë iu shtyri që të merreni më këtë profesion, sa i vështirë aq edhe atraktiv?

Arjeta Selmani: Dëshira ndaj artit gjithmonë me ka shtyrë me u marrë me të, nuk është aspak e vështirë sepse kur merresh me diçka që e do dhe ke talent, patjetër është një motiv shtesë për t’i arritur qëllimet. Sepse, po të mos isha marrë me art, më mirë mos të kisha ekzistuar

“Bota sot”: Sa është vështirë të merresh me dizajn grafik, madje edhe me pikturim?

Arjeta Selmani: Gjithçka që ka të bëj me artin nuk e shoh si të vështirë. Arti është pjesa më e bukur e jetës sime dhe më gëzon fakti se kemi shumë të rinj e të reja të talentuar, që me përkushtim merren me këtë profesion. Arti normalisht se kërkon përgjegjësi e seriozitet si çdo profesion. Por, në art gabimi më i vogël vërehet dhe sigurisht se është i pafalshëm, për atë do edhe përkushtim. Nëse i përkushtohesh maksimalisht e më dëshirë asgjë nuk është e vështirë.

Image

“Bota sot”: Disa herë morët pjesë në seminare të ndryshme, çfarë përftuat më shumë?

Arjeta Selmani: Seminaret janë shumë të rëndësishme. Pjesëmarrja në seminare, është një pasuri për gjithë artistët e artistet pa dallim moshe.  Në ekspozita në koloni etj. për një artist nuk do të thotë gjithmonë me marrë çmim, por takimi me kolege të ndryshme, me artet të ndryshme të bënë mirë, shumë shpesh mundesh me u inspiruar nga puna e kolegeve.

“Bota sot”: Cilat ishin sfidat më të mëdha të këtij viti dhe sa ndihmohet një artiste e talentuar nga institucionet shtetërore?

Arjeta Selmani: Sfida më e madhe për këtë vit ishte kurikula në arsim. Çdo sfidë është e mirëseardhur sepse sfida sado të vështira të bëjnë edhe të ndjehesh ndonjëherë në stres, por edhe e ngazëllyer kur i tejkalon me sukses. Nuk jam tip që kritikoj aq shumë sepse nuk pres edhe aq shumë nga të tjerët, por nuk është që ndihmon shteti për artistet, aspak.

“Bota sot”: Në festivalin e rëndësishëm – Harilaq të Fushë Kosovës, visheni me garderobë indiane. Iu pëlqen veshja dhe kultura indiane?

Arjeta Selmani: Ka qenë interesante por edhe domethënëse. U njoftuam në koloni ‘Euro Kosova-Art’ me artisten indiane që gjatë gjithë asaj jave u njoftuam më gjerësisht traditat e tyre, për shembull ushqimin e tyre, për veshjet, e provova edhe veshjen edhe ushqimin. Sinqerisht, veshjet dhe ushqimi ynë është më i mirë, për faktin se ushqimet tradicionale shqiptare nuk zëvendësohen me asgjë në botë.

“Bota sot”: Kush iu frymëzoi të merreni me artin?

Arjeta Selmani: Frymëzimi? Çdo gjë e bukur të bën që të merresh, por me art kisha talent dhe me ngulm e vazhdova, ku janë në rrugën e sukseseve. Nganjëherë ballafaqohesh me gëzime e hidhërime, por edhe me udhëtime të gjata e të mundimshme, por pamjet e bukura nëpër botë me bëjnë edhe të pikturoj në hap me kohën moderne.

Image

“Bota sot”: Cilat janë synimet për vitin 2018?

Arjeta Selmani: Kam shumë plane, shumë punë dhe vullnet për të gjitha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat