Pas ofendimeve mbi urimin e Pavarësisë, Dua Lipa merr këtë vendim - Bota Sot
Pas ofendimeve mbi urimin e Pavarësisë, Dua Lipa merr këtë vendim

Mediale Vip

Pas ofendimeve mbi urimin e Pavarësisë, Dua Lipa merr këtë vendim

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 12:40
Dua Lipa

Këngëtarja Dua Lipa është një prej artisteve më të suksesshme në arenën ndërkombëtare.

Pasi ishte konfirmuar ardhja e këngëtares Rita Ora me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, u përfol shumë edhe ardhja e mundshme e Dua Lipës.

Në rrjete sociale, kishin qarkulluar thashetheme që derisa Rita Ora do të mbajë koncert gratis në Kosovë, Dua Lipa kishte kërkuar një shifër të madhe për të njëjtën gjë.

Ajo kishte uruar popullin shqiptar me rastin e festës, ndërsa derisa fotografia ka marrë afro 1 milionë klikime, këngëtarja kishte pranuar komente të panumërta mbi atë fotografi, shumë prej tyre me akuza në lidhje me koncertin.

Dua ka vendosur që t’i bllokojë të gjitha komentet mbi fotografi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test