Emocionuese: E ëma e Noizyt përlotet kur shikon projektin e djalit të saj dedikuar nënave për 8 mars

Mediale Vip

Emocionuese: E ëma e Noizyt përlotet kur shikon projektin e djalit të saj dedikuar nënave për 8 mars

Më: 8 mars 2018 Në ora: 17:56
Noizy

Reperi Noizy ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor me titull “Mbretëresha ime”.

Këtë këngë ai e paralajmëroi vetëm pak ditë më parë, duke treguar se është një këngë me dedikim emocional, me rastin e festës së gruas.

Kënga është punuar nga BledBeats, ndërsa vargjet e tekstit janë shkruar vet Noizy.

 

Te dua Mam ??

A post shared by NOIZY (@zinizin) on

Pas publikimit të saj, “Mbretëresha ime” ka arritur që menjëherë të pëlqehet nga publiku.

Reperi ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, momentin emocionues, kur e ëma e tij ka dëgjuar për herë të parë këtë këngë.

Ajo shihet teksa emocionohet dhe shpërthen në lot, teksa mban në krahë mbesën e saj të vogël.

“Të dua mam”, ka shkruar Noizy në mbishkrimin e videos emocionuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat