Eleni Foureira pozon me bikini

Mediale Vip

Eleni Foureira pozon me bikini

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 19:55
Eleni Foureira

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Eleni Foureira, i është bashkuar trendit të publikimit të fotografive me bikini në rrjetet sociale.

Ajo ka pozuar me bikini të zeza dhe ka thënë se është duke punuar në linjat e saja trupore.

Në javën e kaluar, Eleni ka mbajtur një koncert në Tiranë, ku ishin mbledhur mijëra fansa për ta ndjekur nga afër.

Këngëtarja, e cila përfaqësoi Qipron në Eurovision, është shprehur e kënaqur me shqiptarët e grumbulluar në kryeqytet për të shikuar performancën e saj.

31-vjeçarja, e cila ka lindur në Fier të Shqipërisë, ishte një prej tre shqiptarëve që ishin pjesëmarrës në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit.

Në ‘Eurosong 2018’, ajo e përfaqësoi Qipron me këngën “Fuego”, ndërsa ishte shumë pranë që ta fitonte garën, mirëpo mbeti prapa përfaqësueses së Izraelit, Netta, e cila triumfoi.

Ajo u largua që si fëmijë për në Greqi së bashku me familjen, vend i cili ia hapi dyert e suksesit, duke u shndërruar në një ndër këngëtaret më të mira të muzikës pop atje. Megjithatë, ishte Qiproja vendi që e zgjodhi për ta përfaqësuar në Eurovision. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat