Enis Bytyqi hedh foto me bashkëshorten, ka dy-tri fjalë për të

Mediale Vip

Enis Bytyqi hedh foto me bashkëshorten, ka dy-tri fjalë për të

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 13:00
Enis Bytyqi

Këngëtari i njohur, Enis Bytyqi dhe bukuroshja e tij, Rina janë ndër çiftet simpatike të estradës, të cilët dashurinë e tyre me martesë e kanë kurorëzuar në janar të këtij viti.

Enisi, i cili është mjaft i dashur për publikun, edhe pse mjaft aktiv në rrjete sociale, ai nuk publikon shumë imazhe me gruan. Por, së fundmi në instastory këngëtari ka hedhur një imazh të bukur me Rinën, të cilët shihen pranë njëri-tjetrit.

Sipër imazhit, Enisi ka shkruar disa fjalë për bashkëshorten, duke u shprehur se i mungon buzëqeshja e saj. “Më mungon buzëqeshja jote dhe momentet e bukura”, ka shkruar Enisi sipër imazhit.

Ndryshe, projekti i fundit i Enis Bytyqit është ”Bashk”, të cilin e ka sjellur më 18 korrik të këtij viti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat