Reperi i njohur shqiptaro-amerikan, Action Bronson, ka arritur ne Kosovë gjatë pasdites të së martës dhe menjëhere iu është adresuar mediave.
Me të ardhur në Prishtinë, ai është shprehur i entuziazmuar dhe tejet i lumtur meqë kjo është edhe hera e parë që ai vjen në Kosovë.
Bronson pritet të performojë me 10 Gusht në festivalin e organizuar nga Sunny Hill.
Në mesin e shumë pyetjeve drejtuar atij i është kërkuar të dijë se si është ndjerë kur Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan kundër Serbisë në Kampionatin Botëror.
“Ishte një moment emocionues për mua. Kam qajtur, për besë. Ishte fantastike”, ka thënë ai.