Victoria Beckham refuzon t’i bashkohet “Spice Girls” në turne

Mediale Vip

Victoria Beckham refuzon t’i bashkohet “Spice Girls” në turne

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 08:23
Spice Girls

Victoria Beckahm ka refuzuar të bashkohet me grupin për një turne që ka 13 koncerte në vitin 2019.

Ajo thuhet se refuzoi turneun që pritet të fillojë në vitin 2019 dhe nga i cili mund të fitojë 12 milionë, shkruan DailyMail.

Sipas “TheSun”, grupi legjendar “Spice Girls” do të fitojnë  12 milionë dollarë, pra secila prej tyre mund të mbush xhepin me shifrën e lartpërmendur.

Kjo vjen pasi Victoria hodhi poshtë zërat se do të bashkohej me grupin, anëtaret e të cilit pritet ta fillojnë turneun gjatë vitit të ardhshëm.

Thashethemet rreth ribashkimit të “Spice Girls” u shtuan pas një fotografie të Victorias me Feri Halliwell, Mel B, Mel C dhe Emma Bunton, kur edhe konfirmuan se po punojnë së bashku në projekte të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat