Elvana Gjata publikon foton me unazë, fansat e pyesin për fejesën

Mediale Vip

Elvana Gjata publikon foton me unazë, fansat e pyesin për fejesën

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 14:28
Elvana Gjata

Prej kohësh po flitet se këngëtarja Elvana Gjata është fejuar, por unazën e saj floriri, fansat e dalluan vetëm në postimet e bëra një ditë më parë në profilin e “Instagram”-it.

Gjata, e cila së fundmi është duke provuar edhe aftësitë e saj në aktrim, është duke xhiruar një film me moderatorin Ermal Mamaqi. Elvana dje publikoi 5 foto ku shfaqet vetëm profili i saj dhe detaji që tërheq më shumë vëmendjen është unaza në gishtin e fejesës së dorës së djathë.

Ndjekësit e saj e kanë vënë re unazën dhe menjëherë kanë pyetur këngëtaren nëse është fejuar. Ndërsa të tjerë e kanë uruar. E teksa shumica prej fansave e panë unazën vetëm në fotot e fundit, në fakt Elvana e ka në gisht që prej një muaji.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat