Me pushime, Miriami publikon momentet e ëmbla me Albanin dhe Amelinë

Mediale Vip

Me pushime, Miriami publikon momentet e ëmbla me Albanin dhe Amelinë

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 07:13
Miriam Cani dhe Ameli

Më në fund pas një sezoni të ngjeshur me koncerte për këngëtarin Alban Skënderaj, kanë ardhur pushimet.

Më e lumtura prej tyre duket Miriam Cani, e cila e ka kritikuar vazhdimisht partnerin e saj për axhendën e ngjeshur.

Kjo e fundit ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi nga pushimet, ku vëmendja kryesore është tek vajza Amelia.

Në një foto shihet vogëlushja duke i thënë diçka në vesh të atit, ndërsa në një tjetër duket Miriami teksa puthet në buzë me Amelinë.

Vogëlushja Ameli, erdhi në jetë më 28 nëntor 2015, ndërkohë që po shkon 3 vjeçe.

Ardhja e saj në jetë e ka plotësuar edhe më shumë raportin mes çiftit, ndërkohë që herë pas here si Albani edhe Miriami, nuk kursejnë të ndajnë për ndjekësit e tyre momente me të bijën.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat