'Nuk e kam qëlluar kurrë' Rudina Magjistari tregon raportin me njeriun më të shtrenjtë

Mediale Vip

'Nuk e kam qëlluar kurrë' Rudina Magjistari tregon raportin me njeriun më të shtrenjtë

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 20:11
Rudina Magjistari

Rudina Magjistari ka nisur prej të hënës transmetimin e emisionit të pasdites dhe sot në puntatën e tretë ka zbuluar pak edhe për vajzën e saj.

Mia rritet çdo ditë, por moderatorja e njohur asnjëherë nuk ka publikuar foto të saj ku i shfaqet imazhi.

Në programin e sotëm përballë Rudinës si e ftuar ishte gazetarja Aulona Musta me vajzën e saj. Pjesë e diskutimit për marrëdhënien me fëmijët u bë edhe vetë moderatorja e cila zbuloi disa detaje për raportin me të bijën, Mia.

“Unë i jam mirënjohëse bashkëshortit tim që në momentin që nuk jam ndjerë unë mirë, është kujdesur ai për vajzën. Unë se kam qëlluar kurrë dhe nuk besoj se do e bëj dot asnjëherë. Edhe kur i ngre zërin ndonjëherë, ndihem shumë keq sepse më duket sikur e thyej”,–u shpreh ajo. Ndërsa gazetarja Aulona Musta zbuloi se ndonjëherë i ka shpëtuar ndonjë goditje, por më së shumti e dënon duke i thënë të shkojë në dhomën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat