Morena komentohet për jetën e saj luksoze Morena Taraku është një nga emrat më të përfolur për jetën luksoze që e bën. Jo rrallë flitet për veshjet e shtrenjta që ajo posedon, të cilat shihen në postimet që ajo i bën.
Në një fotografi që këngëtarja e ka publikuar në Instagram shihet me një bluzë të shkurtër dhe një palë sandale me shkëlqim, të cilat janë mjaft të shtrenjta.
Sandalet të cilat i ka mbathur Morena janë hiç më pak se 775 euro. Morena aktualisht po shijon suksesin e këngës “Femnat”, të cilën e solli në bashkëpunim me Dj Dagz dhe Dj PM.
Kjo këngë ka arritur që për një kohë të shkurtër t’i mbledh mbi dy milionë klikime në Youtube.