Dua Lipa është shqiptarja që po shënon çdo ditë arritje të reja në arenën ndërkombëtare.
Këto ditë ajo po shijon suksesin e këngës “Electricity”, ndërsa nuk ndal koncertet në vendet e ndryshme të botës.
Në fotografinë e fundit, Dua u shfaq e mbështjellur me peshqir, ndërsa në pjesën e poshtme kishte veshu vetëm të brendshme.
Ndryshimi i saj në këtë imazh ishte paruket jeshile, e në këtë mënyrë ajo kishte zgjedhur të falënderojë 19 mijë ndjekësit e saj.
Kujtojmë që Dua Lipa është nominuar në një kategori në “American Music Awards”, ku edhe do të performojë live në natën e 9 tetorit.