Tina Turner tregon si ka shpëtuar nga dhuna dhe vdekja - Bota Sot
Tina Turner tregon si ka shpëtuar nga dhuna dhe vdekja

Mediale Vip

Tina Turner tregon si ka shpëtuar nga dhuna dhe vdekja

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 10:29
Tina Turner

“Në ditën që unë dhe burri im Ike u takuam përpara gjykatës kur isha 39 vjeçe, isha gati të fitoja lirinë time!”- nis rrëfimin e saj Tina Turner në autobiografinë “My Love Story”, nga e cila “Daily Mail” ka zbuluar disa fragmente.

“Nga dhuna dhe abuzimet prej Ike Turner, tek dashuria e vërtetë me burrin e saj të dytë Erwin Bach 16 vite më të ri se ajo, me të cilin u martua në vitin 2013. Ishte pikërisht Erwin ai që i ka dhuruar një veshkë për ta shpëtuar nga vdekja”.

“Sipas rrëfimit, Ike me të cilin ishte e martuar nga viti 1962 deri në vitin 1978, e rrihte vazhdimisht deri në pikën që të mendonte për vetëvrasje”.

“Me Anna Mae Bullock, emri i vërtetë i këngëtares, nuk i kishte mbetur pothuajse asgjë.“Kur po e lija gjykatën pas ndarjes kisha vetëm emrin tim të artit, Tina Turner dhe dy Jaguar-ë që më kishte lënë Ike. Nuk kisha idenë se si do të paguaja faturat, qiranë. Por unë kam ecur përpara me vullnet dhe jam sot këtu ku jam”.

Ajo ishte viktimë e një njeriu të pabesë, të varuar nga droga i cili e abuzonte atë fizikisht. Turner ishte shumë keq psiqikisht dhe u përpoq të kryente vetëvrasje, por mbijetoi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...