Shyhrete Behluli dhe vajza e saj, Engjëllusha Salihu numërojnë disa projekte të përbashkëta.
Dyshja kanë bashkuar forcat edhe për një këngë të re, të cilën sapo e publikuan në kanalin YouTube.
“Çika e Hasretit” mban titullin kënga e re nga Shyhretja dhe Engji, të cilës ia kanë shoqëruar edhe videoklipin.
Për tekstin e këngës është përkujdesur Nexhmije Muhaxheri, ndërsa muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Miti Geci.
Në linkun e mëposhtëm mund ta dëgjoni këngën e re “Çika e Hasretit” nga Engji dhe Shyhretja.