Të hajë kokë peshku apo të konfirmojë lidhjen? Ronela Hajati zgjodhi… - Bota Sot
Të hajë kokë peshku apo të konfirmojë lidhjen? Ronela Hajati zgjodhi…

Mediale Vip

E hënë, 19 nëntor 2018

Të hajë kokë peshku apo të konfirmojë lidhjen? Ronela Hajati zgjodhi…

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 07:14
Ronela Hajati

Ronela Hajati ishte e ftuar në “Shiko kush luan?” dhe si në çdo intervistë tjetër, nuk mund të shpëtonte pa u pyetur për lidhjen me Young Zerkën.

Në rubrikën “Ndaje ose haje”, Ronelës i duhej të thonte emrin e personit me të cilin ishte lidhur ose të hante koka peshku.

“A je gati të pranosh atë që dinë të gjithë duke thënë emrin e tij në “Shiko kush luan”, kësaj here pa e prerë në montazh, apo koka peshku?”- ju drejtua Genc Salihu.

Pra, herën e fundit që ishte e ftuar, ajo paska treguar diçka të cilën ka kërkuar të mos transmetohej…

Ndonëse tha se nuk do të hante kurrë atë që kishte përpara, mesa duket ishte zgjidhja e vetme sepse e ka vendosur të mos bëjë asgjë publike. Ajo provoi shumë pak dhe më pas e nxorri menjëherë.

Gjithsesi, ne na ka mbetur vetëm konfirmimi i tyre pasi ka aq shumë fakte që tregojnë se Young Zerka dhe Ronela janë bashkë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test