London Noor na thotë mirëmëngjes nga një vend që na e bëri zili të gjithëve!

Mediale Vip

London Noor na thotë mirëmëngjes nga një vend që na e bëri zili të gjithëve!

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 16:03
Sara Hoxha dhe Ledion Lico me London Noor

Ka veshur rrobat e banjës, ka marrë lodrat me vete dhe me këmbët e zbathura në rërë London Noor sapo na uroi mirmëngjesin. Sara Hoxha dhe Ledion Licco kanë lënë Shqipërinë për pak ditë, për të shijuar disa ditë relaksi sëbashku me të voglin e tyre në një prej destinacioneve përtej Oqeanit.

Nuk dihet se cili është vendi që familja e bukur ka zgjedhur për të pushuar këtë fund tetori, por nga foto e publikuar në instastoryn e Sarës pamë që aty ka det, rërë, diell dhe qershia mbi tortë Londoni i vogël. Kaq mjafton për të kuptuar që pushimet e tyre do të jenë mëse perfekte. Epo bëfshi qejf familja!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat