Vdes reperi i famshëm që refuzoi të këndojë anglisht

Mediale Vip

Vdes reperi i famshëm që refuzoi të këndojë anglisht

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 23:53
Jabulani Tsambo

Reperi i Afrikës së Jugut Jabulani Tsambo, i njohur gjerësisht si HHP, ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare.

Gruaja e tij, e cila ishte edhe publiciste e tij, e ka konfirmuar lajmin e hidhur për mediat lokale.

Artisti i vlerësuar me çmime, njihet për refuzimin e këndimit në gjuhën angleze, në një kohë kur shumica e artistëve ishin drejtuar tek stili amerikan.

Mijëra afrikano-jugorë kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur ngushëllimin familjarët e tij.

Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë konfirmuar, por është zbuluar që HHP ka patur probleme me depresionin kohët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat