Si ia shpëtoi jetën Julia Roberts kolegu i saj?

Mediale Vip

Si ia shpëtoi jetën Julia Roberts kolegu i saj?

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 21:33
Julia Roberts

Edhe pse Julia Roberts duket e fortë dhe e palëkundshme, edhe ajo ka nevojë për ndihmë dhe mbrojtje.

Së fundmi, është kolegu i saj që ia ka shpëtuar jetën gjatë xhirimeve të filmit të saj të fundit “Homecoming”.

Gjatë premierës së këtij filmi, Shea Whigham ka shpjeguar se ai e ka shpëtuar jetën e aktores duke e shtyrë atë, në mënyrë që të mos goditet nga një “flamur”.

Fjala “flamur” gjatë xhirimeve të filmit nuk e ka kuptimin që ju po mendoni.

Flamujt janë korniza të mëdha me tela, me pëlhurë në to, që përdoren për të bllokuar dritën- dhe mund të bëjnë mjaft dëme.

“Filloi të fluturojë drejt kokës së saj. Duhej të vrapoja dhe në një mënyrë ta mbështillja, gjë që ishte shumë e çuditshme”, ka thënë Whigham.

Por Roberts duket se e ka falur për këtë.

“Ai më ka shpëtuar jetën. Të paktën më ka kursyer një udhëtim në spital”, ka thënë aktorja e “Pretty Woman”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat