Stresi në burg, vjehrra e tij: Po kërcej për dhëndrin…

Mediale Vip

Stresi në burg, vjehrra e tij: Po kërcej për dhëndrin…

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 08:50
Stresi dhe Kejsi

Reperi Stresi ditë më parë është arrestuar në një hotel si i dyshuar për trafik droge.

Stresi ka qenë kryepersonazh i medieve rozë për ditë të tëra, kjo për shkak se në momentin e arrestimit ai ishte kapur në hotel me një 20-vjeçare.

Ajo që ishte komentuar shumë në këtë ngjarje ishte e fejuara e Stresit, Kejsi, e cila përmes rrjeteve sociale kishte bërë të ditur që raporti me reperin nuk ka ndryshuar edhe pas kësaj që kishte ndodhur me të.

Së fundi, ajo ka ndarë me ndjekësit një video në llogarinë e saj në Instagram, ku teksa ishte e pranishme me familje në një ndejë ajo filmoi nënën e saj duke vallëzuar.

Mbishkrimi që ajo i la fotos ka habitur të gjithë, ajo shkroi “Kur del vallja e Tropojës e mami thotë ‘e kam dhëndrin tropojan unë, ta kërcej iher për të”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat