1 vit pa Adelën! Miku i saj përlot me dedikimin

Mediale Vip

1 vit pa Adelën! Miku i saj përlot me dedikimin

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 10:38
Adela Xhamani

Sot është bërë 1 vit që kur Adelajda Xhamani u nda nga jeta.

Adela Xhamani kishte vdekur në moshë të re, nga ataku kardiak, ndërsa lajmi për ikjen e saj kishte tronditur opinionin.

Sot, kur është bërë 1 vit që kur Adela iku nga kjo jetë, atë e kujton me fjalë emocionuese miku i saj i ngushtë, Eraldo Rexho.

“Një vit shkoi pa ty Adela… Ti e di, na ke parë, nuk ka qenë i lehtë për asnjërin nga ne. Pa ty ‘lufta’ ka qenë më e vështirë, trishtimi më i fortë, gëzimi më i shkurtër… Por sidoqoftë jetuam, me ty çdo ditë, ndoshta dhe për ty, për ëndrrat e tua. Ende sot është e vështirë që të besosh se ti nuk je, çdo ditë hap whatsapp e messenger dhe mundohem të të gjej aty, dëgjoj zërin tënd, shoh fotot tona, qaj e qesh me ty, për kohën tonë, kohën e një shoqërie me ditë të paharrueshme, me lumturi, zënka, kapriço, realizime, krenari, probleme dhe me shumë shumë dashuri. Adela, nuk e di ku je, ndoshta ja krah meje në zyrë tani që po shkruaj, por edhe nëse po më sheh e dëgjon nga lart, dije që më mungon shumë. Më mungon fjala jote, buzëqeshja, zgjidhja, e bërtitura, përkëdhelja, më mungon ti Adela… Shumë njerëz kur humbasin dikë të afërt, i drejtohen Zotit me pyetjen: pse e solle në jetën time për kaq pak? Unë nuk ia bëj më Atij këtë pyetje Adela. Vendosa të mos ia bëj më, madje përkundrazi, tani e falenderoj çdo ditë që më dha mundësinë të jetoj një shoqëri të pastër, si kristali, me një vajzë si ty, që më mësoi çdo ditë aq shumë. Lotët ende nuk janë tharë, por kur kujtoj sesa xhan më e kishe dhe mendimi se je gjithmonë me mua, më ka bërë që të vazhdoj nismën që kishim në plan ta ndërmerrnim bashkë… “Në vend të Adelës” është projekti që prezantohet sot, me dëshirën për të ndihmuar dhe për t’i dhënë shpresë vajzave të provincave, që ëndërrojnë Tiranën, që prej pamundësive ekonomike dhe mentalitetit, nuk arrijnë kurrë të bëhen të pavarura e as të vendosin vetë për jetën e tyre, që njësoj si ty ëndërrojnë shkollimin dhe lirinë. Më janë bashkuar shumë miq artistë në këtë projekt Adela, ata që ti i doje fort dhe me ndihmën e tyre dhe të Zotit lart, shpresojmë të çojmë përpara këtë iniciativë që ti e kishe aq përzemër. Do takohemi bashkë pak ditë pas ditëlindjes tënde, në Tiranën që aq shumë e doje. Pusho në paqe engjëll! Parajsa është e jotja, unë jam krenar për këtë #GjithmonëMeMua #PërgjithmonëAdela#AdelaXhamani #NëVendTëAdelës#12Nëntor #arTurbina  [?] ”, shkruan Eraldo.

 

Një vit shkoi pa ty Adela... Ti e di, na ke parë, nuk ka qenë i lehtë për asnjërin nga ne. Pa ty 'lufta' ka qenë më e vështirë, trishtimi më i fortë, gëzimi më i shkurtër... Por sidoqoftë jetuam, me ty çdo ditë, ndoshta dhe për ty, për ëndrrat e tua. Ende sot është e vështirë që të besosh se ti nuk je, çdo ditë hap whatsapp e messenger dhe mundohem të të gjej aty, dëgjoj zërin tënd, shoh fotot tona, qaj e qesh me ty, për kohën tonë, kohën e një shoqërie me ditë të paharrueshme, me lumturi, zënka, kapriço, realizime, krenari, probleme dhe me shumë shumë dashuri. Adela, nuk e di ku je, ndoshta ja krah meje në zyrë tani që po shkruaj, por edhe nëse po më sheh e dëgjon nga lart, dije që më mungon shumë. Më mungon fjala jote, buzëqeshja, zgjidhja, e bërtitura, përkëdhelja, më mungon ti Adela... Shumë njerëz kur humbasin dikë të afërt, i drejtohen Zotit me pyetjen: pse e solle në jetën time për kaq pak? Unë nuk ia bëj më Atij këtë pyetje Adela. Vendosa të mos ia bëj më, madje përkundrazi, tani e falenderoj çdo ditë që më dha mundësinë të jetoj një shoqëri të pastër, si kristali, me një vajzë si ty, që më mësoi çdo ditë aq shumë. Lotët ende nuk janë tharë, por kur kujtoj sesa xhan më e kishe dhe mendimi se je gjithmonë me mua, më ka bërë që të vazhdoj nismën që kishim në plan ta ndërmerrnim bashkë... "Në vend të Adelës" është projekti që prezantohet sot, me dëshirën për të ndihmuar dhe për t'i dhënë shpresë vajzave të provincave, që ëndërrojnë Tiranën, që prej pamundësive ekonomike dhe mentalitetit, nuk arrijnë kurrë të bëhen të pavarura e as të vendosin vetë për jetën e tyre, që njësoj si ty ëndërrojnë shkollimin dhe lirinë. Më janë bashkuar shumë miq artistë në këtë projekt Adela, ata që ti i doje fort dhe me ndihmën e tyre dhe të Zotit lart, shpresojmë të çojmë përpara këtë iniciativë që ti e kishe aq përzemër. Do takohemi bashkë pak ditë pas ditëlindjes tënde, në Tiranën që aq shumë e doje. Pusho në paqe engjëll! Parajsa është e jotja, unë jam krenar për këtë #GjithmonëMeMua #PërgjithmonëAdela #AdelaXhamani #NëVendTëAdelës #12Nëntor #arTurbina ??

A post shared by Eraldo Rexho (@eraldorexho) on

Kujtojmë që Adela Xhamani u bë e njohur me pjesëmarrjen në “Big Brother Albania”, ndërsa vitet e fundit ka mbajtur postin e kryeredaktores në një revistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat