Anxhela Peristeri dhe Elhaida Dani lënë mënjanë hatërmbetjet pas "Kënga Magjike" - Bota Sot
Anxhela Peristeri dhe Elhaida Dani lënë mënjanë hatërmbetjet pas "Kënga Magjike"

Mediale Vip

Anxhela Peristeri dhe Elhaida Dani lënë mënjanë hatërmbetjet pas "Kënga Magjike"

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 22:42
Anxhela Peristeri dhe Elhaida Dani

Mënyra e votimit në “Kënga Magjike” është bërë shpesh shkak për të ‘prodhuar’ hatërmbetje dhe mosmarrëveshje mes kolegësh.

Elhaida Dani dhe Anxhela Peristeri ishin ndër artistet që patën një ‘krisje’ mes tyre për arsyen e pikëve, vitin e kaluar. Anxhela u shpall fituese ndërsa Elhaida u rendit e dyta. 

E mesa duket dy këngëtaret e kanë lënë pas këtë fakt, dhe janë bashkuar për të njëjtin qëllim. 

Peristeri do të mbajë këtë të enjte koncertin e saj të parë recital dhe Dani do të jetë një nga të ftuarit në koncert e të dyja vajzat do të këndojnë hitin e Anxhelës “Prapë do t’i lutem”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test