Babastars po i vjen fundi!
Agon Amiga sapo ka publikuar këngën e tij më të re.
Ndërsa, në emisionin SevenBizz të prezantuar nga Meriton Mjekiqi, është zbuluar ekskluzivisht drejtpërdrejtë se Amiga në këtë këngë i bën ‘diss’ liderit të Babastars, Getoar Selimit.
Sipas SevenBizz, pjesa në këngë ku Agoni flet kundër Getit janë fjalët: “T’kom msu qa me vesh, t’kom msu qa me ble, sot mas 15 vjetve jeni tu ma tesh”, ndër të tjera.
Burimet kanë treguar se kjo këngë paralajamëron pikërisht ndarjen e Agonit nga Babastars, që shumë shpejtë edhe do ta konfirmojë.
Agoni dhe Geti njihen për grupin e tyre shumë të suksesshëm, Tingulli 3nt, ndërsa janë edhe ndër themeluesit e labelit Babastars.
Ky largim i reperit vjen pas atij të Skivit, i cili është bashkuar sërish me kolegun nga grupi Skillz, Ledri Vula.