London përlot teze Lorin! Dedikim surprizë në Londër si për t’i thënë që s’është vetëm - Bota Sot
London përlot teze Lorin! Dedikim surprizë në Londër si për t’i thënë që s’është vetëm

Mediale Vip

London përlot teze Lorin! Dedikim surprizë në Londër si për t’i thënë që s’është vetëm

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 15:07
Lori Hoxha

Prej disa javësh Lori Hoxha është shpërngulur e vetme në Londër për të vijuar studimet e larta duke lënë në Shqipëri familjen e saj. E ditën e sotme një pako ka mbërritur në shtëpinë e 25-vjeçares, që i rezervonte asaj një surprizë sa për të qeshur aq edhe prekëse.

Pakoja mbante të shkruar një pusullë nga motra e saj Sara dhe nipi i vogël London të cilët i kanë nisur asaj një dhuratë e një pusullë prekëse shkruar në gjuhën e Londonit që për pak javë mbush 2 vjeç.

“Tixhja Joji, që të ndihesh më afër shtëpisë! Mami Saja dhe Dondon Bisa”– shihet shkrimi i publikuar edhe në Instagram nga Lori, e cila e përlotur shkruan “Ahhh zemra ime”, pa e ditur se çfarë ishte dhurata që do e bënte atë të ndihej më pranë familjes dhe shtëpisë së saj.

25-vjeçarja ka zbuluar se në pako fshiheshin disa pako salcë makaronash që mesa duket janë të preferuarat e saj dhe që i kujtojnë shtëpinë në Tiranë, si për t’I sjell buzëqeshjen e për t’i thënë se dhe atyre u mungon e se ajo nuk është vetëm.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test