“Mafia e pistë injorante që vjen erë”, Dolce & Gabbana anulon shfaqjen në Kinë

Mediale Vip

“Mafia e pistë injorante që vjen erë”, Dolce & Gabbana anulon shfaqjen në Kinë

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 23:56
Firma e modës Dolce & Gabbana

Firma e modës Dolce & Gabbana anuloi një shfaqje të madhe në Shanghai pas indinjatës që shkaktoi një reklamë e tyre. Publiku reagoi ashpër ndaj fushatës të titulluar "të hash me shkopinj", e cila fokusonte një grua kineze teksa përpiqej të hante pizza dhe spagheti me shkopinj.

Një temë e tillë në Twiter-in kinez u lexua deri sot në mesditë nga të paktën 120 milionë përdorues, duke përfshirë edhe njerëz të famshëm të ekranit. Përdoruesit e medieve sociale e quajtën reklamën një tallje raciste për ekonominë e dytë më të madhe të botës. 

Debati arriti kulmin kur në rrjet qarkulloi një bisedë e stilistit Stefano Gabbana i cili e quante Kinën: “Mafia të pistë injorante që vjen erë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat