Kanye West dhuron 500 mijë euro për viktimat e zjarrit në Kaliforni

Mediale Vip

Kanye West dhuron 500 mijë euro për viktimat e zjarrit në Kaliforni

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 07:18
Kanye West

Kanye West po bën bamirësi në ditët e falënderimit në Amerikë.

Gjatë një paraqitje te Ellen DeGeneres, Kim Kardashian ka bërë të ditur se Yeezy dhe Adidas do të dhurojnë 200 mijë euro për California Fire Foundation, ashtu sikurse 200 mijë dollarë të tjerë për një shoqatë tjtër për të ndihmuar viktimat e zjarrit të madh në Kliforninë e Jugut.

“Ata kanë shpëtuar komunitetin tonë. Ne jemi falënderues ndaj tyre, sinqerisht nuk kemi mundur të bëjmë pa ta asgjë”, u shpreh Kardashian për komunitetin.

Familja po ashtu dhuroi 100 mijë dollarë të tjerë për zjarrfikësin Michael Williams dhe bashkëshorten e tij Lisa.

Në Kaliforni ka pasur shumë reagime pas zjarrit të madh që kaploi zonën.

Mbi 80 të vdekur raportohet të jenë pasojat nga zjarri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat