Po bën xhiron e rrjetit! Flori dhe Bruno detyrohen të publikojnë këngën para kohe

Mediale Vip

Po bën xhiron e rrjetit! Flori dhe Bruno detyrohen të publikojnë këngën para kohe

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 16:08
Flori Mumajesi dhe Bruno

Flori Mumajesi dhe Bruno kanë publikuar sot bashkëpunimin e tyre të titulluar “Ja ke bo vetes” pa klip muzikor.

Arsyeja është se kishte kërkesa shumë të larta nga njerëzit që e kishin dëgjuar, prandaj u detyruan ta hedhin pikërisht për Festën e Flamurit.

Me anë të një postimi në Instagram, Bruno shkruajti: “Detyrohem ta publikoj sot pasi këto ditë kënga ka bërë xhiron e rrjeteve sociale! Ishte planifikuar të publikohej me videoklip por pasi shumë njerëz tashmë e kanë dëgjuar dhe po e kërkojnë, sot ën orën 15:00 do ta gjeni në Youtube”.

Kënga me titullin 'Ja ke bo vetes', flet për dashurinë, ku tekstin dhe muzikën e ka punuar Flori Mumajesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat