Të gjithë po e presim, Fatmira Breçani zbulon se kur do të publikohet kënga me Çiljeta Xhilagën

Mediale Vip

Të gjithë po e presim, Fatmira Breçani zbulon se kur do të publikohet kënga me Çiljeta Xhilagën

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 09:43
Fatmira Breçani dhe Çiljeta Xhilaga

Këngëtarja e njohur Fatmira Breçani ka zbuluar se shumë shpejt do të publikohet kënga e saj më e re, e cila vjen në bashkëpunim me Çiljeta Xhilagën. 

Ajo ishte e ftuar në emisionin “Ditë e Re” ku u shpreh se kënga pritet të dalë para Vitit të Ri.

Që kur u përfol për një bashkëpunim mes dy këngëtareve, dueti po pritet me mjaft interes duke patur parasysh zhanret e këngëve dhe zërin e tyre.

“Do bëj dy këngë solo. Do të bëj duetin me Çiljetën. Koha ime ka qenë shumë e kufizuar, mendojmë ta nxjerrim deri në fund të dhjetorit”, u shpreh ajo në studion e “Ditë e Re”.

Ndërkohë Fatmira ka një aktivitet tepër të ngjeshur me koncerte, festa e dasma si brenda ashtu edhe Shqipërisë.

“E kam bllokuar të gjithë vitin me dasmat dhe festat deri në Vitin e Ri të 2019”, tha ajo duke zbuluar se tashmë ishte mjaft e kërkuar dhe nëpër klube nate ku mblidhen të rinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat