Këngëtarja Taylor Swift ka thyer rekordin e shitjes së biletave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Swift ka shitur 2.068.399 bileta nga turneu i saj i fundit në SHBA të cilat kanë vlerën 266.1 milionë dollarë.
Koncertet e turneut të saj u mbajtën nga 8 maji deri në 6 tetor të këtij viti,
Sipas Billboard, Taylor ka thyer rekord për shitjen e biletave, pasi grupi The Rolling Stones ishin ata të cilët mbanin rekordin me 245 milionë dollarë.