Çfarë thotë Trump? E bija bëhet me të dashur

Mediale Vip

Çfarë thotë Trump? E bija bëhet me të dashur

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 20:54
Michael Bulos dhe Tiffany Trump

Në sekretin më të madh, vajza më e re e presidentit amerikan Donald Trump, Tiffany, ka filluar një lidhje të re romantike.

Siç pritej, ajo ka përzgjedhur trashëgimtarin e pasur Michael Bulos, i cili është rritur në Lagos, Nigeri. Familja e tij është anëtare e konglomeratit që merret me shitje me pakicë të automjeteve, pajisjeve, por dhe ndërtimeve, që u jep atyre të ardhura të paparashikuara.

Një burim i afërt i Tiffany Trump, zbuloi se lidhja me Bulos, i cili vitet e fundit jeton në Londër, është serioze.

"Tiffany është e lumtur, pasi ajo arriti të shpëtojë lidhjen e saj publike. Ajo tashmë e ka takuar atë me familjen në Ditën e Falënderimeve dhe iu pëlqeu të gjithëve, pasi bëhet fjalë për një njeri të zgjuar nga një familje e madhe", tha ai.

Sam Michael Bulos përfundoi shkollën ndërkombëtare të elitës në Nigeri dhe vëllai i tij Fares është një aktor dhe regjisor i njohur.

Interesante, Trump nuk e shqetëson fakti se ai është rritur në një nga vendet afrikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat