E quajti false në “Eurovizion”, Eleni Foureira bën deklaratën e fortë për këngëtaren e njohur

Mediale Vip

E quajti false në “Eurovizion”, Eleni Foureira bën deklaratën e fortë për këngëtaren e njohur

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 10:21
Eleni Foureira

Pas fitores së “Eurovizionit”, këngëtarja Netta Barzilai la të kuptohej gjatë një interviste se performanca e Eleni Foureira-s ishte false.

“Unë dhe Eleni ishim favorite për ta fituar. Mendoj se fitoi autenticeti. Unë isha në garë vetëm me veten time. Isha gati që Eleni të fitonte, s’do më dëmtonte, sepse e gjithë jeta ime ka qenë kështu.Nuk kam ditur kurrë diçka tjetër. Gjithë jetën time jam mundur nga gjërat standarde. Kur vjen koha për përzgjedhje ata zgjedhin ato që i kënaqin sytë”, u shpreh Netta në atë kohë.

Ndërkohë këngëtarja shqiptare e cila përfaqësoi Qipron, Eleni, vendosi të mos reagonte pas deklaratave të Nettës.

Por ditën e sotme, Foureira e ka mbyllur njëherë e mirë këtë çështje. Ajo ka publikuar një foto në profilin e saj në “Instagram” ku shfaqet së bashku me Netta-n.

Bashkëngjitur me foton, Eleni bën edhe deklaratën e fortë: “Macet zihen, por ne jemi luanesha”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat