Si çdo të shtunë, edhe në këtë puntatë “Shiko kush luan” solli mjaft surpriza dhe argëtim, kjo dhe falë të ftuarve mjaft pikantë.
Juliana Pasha ishte një nga të ftuarat e kësaj puntate e cila u përball me një pyetje shumë interesante: “Cila është konkurrentja jote jotë më e fortë në muzikë?” ishte pyetja së cilës artistja zgjodhi t’i përgjigjej me shumë dashamirësi. Juliana zgjodhi emrin e Aurela Gaçes.
Juliana dhe Aurela janë mikesha mjaft të mira dhe me këtë përgjigje padyshim që tregoi vlerësimin ndaj saj. Juli vlerëson potencialin e padiskutueshëm të Aurelës dhe mendon se ajo është “konkurrentja” e denjë duke iu afruar vokalit të saj.
Padyshim që të dyja këngëtaret janë artiste të mëdha dhe talenti i tyre tanimë është një fakt.