Ju prezantojmë me aktoren e parë në histori që nuk ka pranuar një përqafim nga Brad Pitt

Mediale Vip

Ju prezantojmë me aktoren e parë në histori që nuk ka pranuar një përqafim nga Brad Pitt

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 10:36
Brad Pitt

Cila femër do të refuzonte një përqafim nga aktori i famshëm Brad Pitt? Teksa mund të mendojmë se asnjë, në fakt është njëra që e ka lënë yllin e Hollivudit me krahët hapur pasi i refuzoi përqafimin.

Ajo është aktorja e famshme Amy Adams, e cila ishte e ftuar tek emisioni “Jimmy Kimmel live” dhe u shpreh se kishte bërë makijazh dhe ishte veshur për rolin e saj në filmin e ri “Vice”.

Aty aktores i duhet të luajë rolin e autores amerikane Lynne Cheney dhe të maskohet për të rritur vitet e moshës.

Ndërkohë një ditë, producenti i këtij filmit, Brad Pitt kishte vendosur që të vizitonte aktorët në setin e xhirimeve, ku ishte edhe Amy. Kjo e fundit kishte një infeksion në sy dhe në momentin kur Brad u afrua ta përqafonte, e refuzoi pa iu dridhur qerpiku.

“Ai u tregua kaq i ëmbël dhe më tha ‘o sa mirë që po të shoh’ dhe erdhi të më përqafonte dhe unë thashë ‘oh po ndodh më në fund’, por nuk mund ta përqafoj, kam syrin e kuq dhe i thashë ‘jo jo jo”, dhe në atë moment u bëra femra e parë në histori që refuzova një përqafim nga Brad Pitt”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat