Dua Lipa nuk ndalet me sukseset, në top pesë këngëtaret e botërore për vitin 2018

Mediale Vip

Dua Lipa nuk ndalet me sukseset, në top pesë këngëtaret e botërore për vitin 2018

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 06:41
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, duket se 2018-ën e ka pasur vitin e arritjeve më të mëdha në karrierën e tij.

Së fundmi Dua Lipa është zgjedhur në top pesëshen e këngëtareve në botë, sipas top-listës prestigjioze amerikane “Billboard”.

Këngëtaret e para në renditje para Dua Lipës janë, Taylor Swift, Cardi B, Camila Cabello e Ariana Grande.

Ndërkohë Dua Lipa po ashtu është zgjedhur në mesin e 20 këngëtarëve më të mirë në të gjitha kategoritë.

Ajo në listën e top 100 artistëve është në vendin e 19-të.

Në këtë listë është edhe këngëtarja tjetër me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha që është në pozitën e 34-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat