Ju prezantojmë artisten Elhame Ahmetaj

Mediale Vip

Ju prezantojmë artisten Elhame Ahmetaj

Nga: Maksim Gjokaj Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 23:08
Elhame Ahmetaj

Ajo ka nisur të merret me muzikë që kur ishte 5 vjeçe në vendlindjen e saj në Korishë të Prizrenit më pas duke sjellë dy albume dhe plot çmime të para në festivale, por mësojmë se pas vitit 2010 ka nisur të merret në mënyrë më intesive me këngën, duke bashkëpunuar me Ramadan Selimin që për të ka qenë mbëstetja e saj kryesore.

Kjo është artistja Elhame Ahmetaj, e cila më tej ka sjellë këngë të realizuara profesionalisht, por pa harruar disa covera të kënduar shumë bukur e që janë pritur mjaft mirë. Vetë artistët e tjerë e cilësojnë Elhamet si një këngëtare “Tip-top” që këndon mjaft bulur “live”, ndërsa ajo jeton ka 21 vite në Itali ku ka mjaft ftesa në organizime dhe mbrëmje të ndryshme muzikore falë zërit të saj.

Kohët e fundit ajo ka sjellë disa potpuri në xhirimet festive të Vitit të Ri, ndërsa ka në plan ndonjë baladë të bukur solo duke ditur se i shkon mjaft ky zhanër, si dhe pse jo ndonjë album muzikor.BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat