Birrë dhe… sa kalori keni konsumuar!

Mjekësi alternative

Birrë dhe… sa kalori keni konsumuar!

Më: 18 janar 2019 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Jeni kureshtar të dini se sa kalori kanë përfunduar në trupin tuaj ndërkohë që po pini një birrë?

Birraritë gjermane do t’ju ndihmojnë këtej e tutje.

Duke filluar që këtë vit, birraritë gjermane thonë se ata do të fillojnë të shtojnë informacionin në etiketat e tyre duke shpjeguar saktësisht se sa kalori jeni duke konsumuar çdo herë që do të vendosni të pini një shishe.

Megjithëse Komisioni Europian e ka kërkuar me forcë një etiketim të tillë, Federata Gjermane e Birrarive dhe birraritë private të Gjermanisë kanë thënë se janë të gatshme ta mirëpresin këtë iniciativë.

Etiketat e reja do të prezantohen gradualisht gjatë vitit 2019.

Deri tani, ligjet e BE-së nuk kërkojnë që pije alkooliket të etiketohen siç etiketohen ushqimet.

Por, një sondazh i kryer nga grupi i të dhënave INSA për birraritë tregoi se 52% e konsumatorëve gjermanë do të mirëprisnin një informacion të tillë.

Birraritë thonë se ata shpresojnë se  edhe prodhuesit e verës dhe distiluesit do të ndjekin shembullin e tyre.

Një birrë standard ”Pilsner” përmban rreth 40 kalori për 100 ml birrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat