Burdullaku, bima që ul kolesterolin, lehtëson dhimbjet dhe shëron infeksionet - Bota Sot
Burdullaku, bima që ul kolesterolin, lehtëson dhimbjet dhe shëron infeksionet

Mjekësi alternative

Burdullaku, bima që ul kolesterolin, lehtëson dhimbjet dhe shëron infeksionet

Më: 10 prill 2019 Në ora: 15:14
Burdullaku

Që nga kohët e lashta burdullaku, është përdorur në mjekësinë natyrore, falë vlerave të tij të pabesueshme.

Bima është duke rifituar famë nga disa hulumtime shkencore të kohëve të fundit që kanë konfirmuar vlerat e saj analgjezike, anti-hemorragjike, antiparazitare, depuruese dhe diuretike, të shkëlqyera për trajtimin e artritit, dhimbjeve të kokës dhe infeksioneve. Kjo bimë medicinale është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore Omega-3, të nevojshme për trupin tonë.

Ju mund ta konsumoni burdullakun në mënyra të ndryshme, siç është ose të gatuar. Është i pasur me ujë dhe ka një shije pak acidike dhe të kripur, shumë të ngjashme me atë të spinaqit të freskët. Ky është një burim i madh i beta-karotenit dhe vitaminës C dhe përmban minerale si magnez, mangan, kalium, hekur dhe kalcium. Ushqyes të tjerë të janë: vitamina B1, B2 dhe B3, bakri, acidi folik dhe fosfori.

Ju mund ta përdorni burdullakun në vend të spinaqit: shtojeni atë në recetat tuaja për të shijuar të gjitha vlerat e tij. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...