Vetitë pozitive të lëvores së limonit - Bota Sot
Vetitë pozitive të lëvores së limonit

Mjekësi alternative

Vetitë pozitive të lëvores së limonit

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 20:08
Ilustrim

Kur shtrydhim limonin, zakonisht lëvoren e tij e hedhim në mbeturina. Por në këtë mënyrë ne gabojmë, pasi ajo është e pasur në lëndë ushqyese sesa vetë lëngu.

Lëvorja e limonit është plot me vitamina A dhe C, kalium, kalcium dhe fibra, të dobishme për muskujt, sytë, nervat, zemrën dhe sistemin e tretjes.

Kaliumi nga korja e limonit lehtëson enët e gjakut dhe ndihmon në reduktimin e hipertensionit. Kjo kontribuon në funksionimin më të mirë të zemrës.

Lëvorja e limonit rekomandohet për të gjithë ata që vuajnë nga kapsllëku, pasi është e pasur me fibra.

Ajo gjithashtu ka rol pozitiv në ruajtjen e peshës normale të trupit dhe është një aleat i mirë në parandalimin e diabetit. Përveç kësaj, ajo ndihmon edhe kundër plagëve dhe për trajtimin efektiv të akneve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...