Preparati është plotësisht natyral, nuk mund të dëmtojë organizmin tuaj, por ndikon në përmirësimin e fortësisë së eshtrave.
Ky ilaç natyral është i lehtë për t’u përgatitur dhe e gjitha që ju nevojitet janë:
10 lugë fara liri,
5 lugë susam të bluar,
disa fara kungulli,
disa fara gruri,
pak fara luledielli,
3 lugë rrush të thatë,
1 kg mjaltë livadhesh.
Përgatitja:
Në një enë të madhe përzieni të gjithë përbërësit, duke përdorur lugë druri. Kur t’i përzieni mirë, tretjen vendoseni në kavanoz qelqi.
Përdorimi: konsumoni një lugë gjelle të këtij ilaçi para mëngjesit dhe një para dreke.